“Dimitrie Çupovski” nr.13, 1000 Shkup +38923244000 ic@mchamber.mk

FORUMI I INVESTIMEVE I ODAVE EKONOMIKE

FORUMI I INVESTIMEVE I ODAVE EKONOMIKE

kiflogoForumi i investimeve i odave ekonomike është themeluar nga gjashtë odat ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor (Oda Ekonomike e Maqedonisë, Unioni i Odave Ekonomike të Shqipërisë, Oda e Tregtisë së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Oda Ekonomike e Malit të Zi, Oda Ekonomike e Serbisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës) me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet odave në drejtim të zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që janë në interes të komunitetit të biznesit të rajonit.

Forumi i investimeve i odave ekonomike është themeluar me implementimin e konkluzioneve nga „Procesi i Berlinit“, përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal, më 27 gusht 2015, në Vjenë, gjatë mbajtjes së Samitit të Vjenës, me ç’rast u theksua synimi për përfshirje aktive të odave ekonomike kombëtare në realizimin e qëllimeve konkrete të këtij procesi. Në korrik të vitit 2017 është hapur zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të Forumit të Investimeve të Odave Ekonomike me seli në Trieste, ndërsa në shkurt të vitit 2019 është hapur edhe zyra rajonale e Forumit të Investimeve të Odave Ekonomike me seli në Podgoricë. Këto dy zyra shërbejnë si mbështetje kryesore në rajon të ngarkuara për realizimin e projekteve të përbashkëta të gjashtë odave.

Forumi i investimeve i odave ekonomike, si platformë e gjashtë odave ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë aktive në proceset e implementimit të projekteve që janë të rëndësishme për prosperitetin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një nga faktorët kryesorë për implementimin e Planit shumëvjeçar të veprimit për zonën rajonale ekonomike. Aktivitetet e Forumit të Investimeve të Odave Ekonomike janë të orientuara drejt avancimit të konkurrueshmërisë së ekonomive të rajonit përmes lidhjes së komuniteteve të biznesit nga 6 vendet, përmirësimit të klimës së biznesit në rajon dhe rritjes së shkëmbimit tregtar me vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë, përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik rajonal, promovimit të integrimit të mëtejshëm tregtar, vendosjes së një hapësire dinamike rajonale të investimeve, lehtësimit të mobilitetit rajonal dhe krijimit  të agjendës për integrim digjital.

Aktivitetet e përbashkëta të odave u përmbyllën në Trieste me hapjen e zyrës së sekretariatit të përhershëm të KIF-it, i cili do të jetë mbështetja kryesore e komunitetit të biznesit në rajon e ngarkuar për realizimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të bëhen pjesë e planit shumëvjeçar për krijimin e zonës rajonale ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Këto projekte janë planifikuar të kushtëzojnë ngritjen e nivelit të investimeve, konkurrueshmërisë dhe lëvizjes së lirë të fuqisë punëtore.

Aktivitetet përmes projekteve që do të implementohen përmes Forumit të Investimeve të Odave Ekonomike bazohen në disa çështje kyçe:

- Rritja e konkurrueshmërisë së kompanive nga rajoni, përmes pjesëmarrjes së përbashkët në panaire dhe ngjarje të tjera me karakter ndërkombëtar, krijimit të produkteve dhe zinxhirëve të përbashkët të furnizimit, dhe paraqitjes së përbashkët në tregje të treta;
- mbështetje e procesit të transformimit digjital të kompanive, përmes certifikimit të konsulentëve për digjitalizim;
- krijimi i shërbimeve të përshtatura sipas nevojave të kompanive eksportuese;
- vendosja e sistemit të arsimit dual, në drejtim të sigurimit të kuadrit të kualifikuar sipas nevojave të kompanive, dhe sigurimit të kushteve për mobilitet rajonal.

Forumi i investimeve i odave ekonomike, me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përgatiti Platformën Rajonale të Investimeve (www.investinsee.com), në të cilën mund të merren të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me kushtet dhe përfitimet për investim, por edhe të sigurohen përgjigje për pyetjet konkrete të komunitetit të biznesit të interesuar për investime në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë bazën e të dhënave për treguesit makroekonomikë, kornizën ligjore, tregun, stimujt financiarë dhe të tjerë, partnerët dhe furnizuesit potencialë, si dhe projektet konkrete në të cilat mund të investohet.  Platforma, ndër të tjera, përmban Bazën e të Dhënave Ligjore dhe Tatimore, në të cilën përmbahen informacione të detajuara, të cilat mund të jenë me interes për investitorët që dëshirojnë të fillojnë aktivitete në ndonjërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor – duke përfshirë ndër të tjera çështjet për regjistrimin e shoqërisë tregtare, tregun e kapitalit, furnizimet publike, punësimin, regjimin tatimor dhe doganor, regjimin e vizave dhe sigurimin e lejeve të punës për të huajt, zgjidhjen e kontesteve, kornizën ligjore që ka të bëjë me mbrojtjen e investimeve.

team-2

28.04.2026

team-2

29.03.2025

team-2

14.03.2025

team-2

17.12.2024

team-2

18.09.2024

team-2

28.04.2026

team-2

29.03.2025

team-2

14.03.2025

team-2

17.12.2024

team-2

18.09.2024

team-2

28.04.2026

team-2

29.03.2025

team-2

14.03.2025

team-2

17.12.2024

team-2

18.09.2024

team-2

28.04.2026

team-2

29.03.2025

team-2

14.03.2025

team-2

17.12.2024

team-2

18.09.2024

team-2

28.04.2026

team-2

29.03.2025

team-2

14.03.2025

team-2

17.12.2024

team-2

18.09.2024


Persona kontakti: